Kurti shkon për ngushëllime nl familjen Jashari, për vdekjen e Havës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit.

Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime.

“Kurti i shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews