Kurti: Nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, Afrim Bunjaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk harrohet sakrifica e Afrim Bunjakut, që humbi jetën nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti tha se për nderë të Bunjakut, në mbledhjen e 221-të të Qeverisë është marrë vendim për emërtimin e rrugës Ballaban-Banjskë, me emrin e Afrim Bunjakut.

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Tutje, në këtë mbledhje është emëruar kryesuesi i ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ndërkaq janë aprovuar edhe katër rregullore gjatë kësaj mbledhje që u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshme.

“-Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
-Aprovuam katër Rregullore: Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë, Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës, Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës, Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.
-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave”, ka njoftuar kryeministri. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews