Tenderi mbi 18 milionësh për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” është zhbllokuar tashmë, pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili është marrë pesë ditë më parë.
Ky tender ishte bllokuar përkohësisht pas ankesës që kishte bërë kompania “Phantom Solutions SH.P.K” në OSHP, ku ishte ankuar për afatin e shkurtuar dhe kishte pretenduar se ka kritere diskriminuese.
Sipas vendimit të Panelit Shqyrtues, Komuna e Prishtinës gjatë inicimit të aktivitetit të prokurimit, hartimit dhe publikimit të njoftimit për kontratë dhe dosjes së tenderit, ka vepruar në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik në fuqi.
“Paneli shqyrtues pas administrimit dhe vlerësimit të provave, konstatimit të plotë të gjendjes faktike, duke u mbështetur në LPP si ligj material të zbatueshëm, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, duke marrë parasysh të gjitha shkresat e lëndës dhe rekomandimet e ekspertit shqyrtues, ka gjetur se ankesa e Operatorit Ekonomik duhet të refuzohet sie pabazuar ndërsa Njoftimi për Kontratë dhe Dosja e Tenderit e publikuar ngaAutoriteti Kontraktues –Komuna e Prishtinës lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull?“100 Ndërtimi i sheshit Xhorxh Bush” me numër të prokurimit 616-24-8261-5-1-1 mbetet në fuqi, pasi që nuk ekzistojnë argumente të mjaftueshme ligjore për të urdhëruar AK që ndryshoj kërkesat e dosjes së tenderit, për arsyet e elaboruara si më sipër në këtë vendim”, thuhet në vendimin e OSHP’së.