Rasti “Beni Dona”: Zyrtari i LDK-së gjen terren sërish në Prishtinë, fiton një tender prej 96 mijë eurosh

Kompania e biznesmenit të afërt me LDK, që është pronar i “Beni Dona” ka gjetur përsëri terren në Komunën e Prishtinës. Ajo ka marrë disa tenderë në vlera milionëshe në kohën e qeverisjes së Përparim Ramës dhe LDK-së në Prishtinë.

Në mesin e katër ofertuesve, ajo paraqiti çmimin më të ulët dhe kompania publike e Komunës së Prishtinës “Kuzhina Qendrore”, pasi konsideroi se plotësonte të gjitha kriteret, e shpalli fituese për tenderin “Furnizim me pemë dhe perime” me një vlerë prej 96,490 euro.

Kontrata ka validitet për 6 muaj dhe përmban 40 artikuj.

Pronari i kompanisë është Ragip Mustafa, një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

“Beni Dona” nën udhëheqjen e Përparim Ramës dhe LDK-së ka marrë disa miliona euro tenderë.

Ditë më parë, Demokracia.com raportoi se Komuna e Prishtinës ka nënshkruar dy anekse kontratë për ndërtimin e shkollës së mesme “7 Shtatori”.

Tenderi për “Ndërtimin e shkollës së mesme ‘7 Shtatori’” është ngarkuar me dy aneksë kontrata të reja nga komuna. Procedura për aneksin e fundit është zhvilluar në javën e kaluar. Sipas dosjes së tenderit, që e ka parë Demokracia.com, data e përfundimit të punimeve ishte parashikuar të ishte 210 ditë kalendarike. Kontrata fillestare ishte nënshkruar më 23 mars 2023. Nga kjo datë deri më 16 shtator 2024, kanë kaluar 543 ditë kalendarike.

Në mars 2023, komuna kishte lidhur një kontratë me grupin e operatorëve ekonomikë “Olti Trasing SH.P.K.” dhe “Beni Dona GR”, të cilët ofruan çmimin më të ulët për ndërtimin e kësaj shkollë. Kompanitë janë në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në. Vlera e kontratës fillestare ishte 1,878,000.00 euro.

Pasi filluan punimet, komuna konsideroi se projekti nuk ishte hartuar siç duhet dhe aprovoi disa punë shtesë në një vlerë prej 55,635.30 euro. Aneks kontrata për këto punë shtesë u lidh në korrik të vitit të kaluar dhe punët shtesë u përllogaritën të përbënin 2.96% të vlerës së kontratës fillestare.

Në javën e kaluar, komuna shpalli një kontratë të re me negocim për punët shtesë të “Ndërtimit të shkollës së mesme ‘7 Shtatori’”. Vlera e kësaj kontrate është 132,100.97 euro ose 7.03% e vlerës fillestare të kontratës. Pavarësisht se punët shtesë të para ishin në nivelin e 2.96%, vlera e re e punëve shtesë është afërsisht 7% e kontratës fillestare, e cila është ende brenda kufirit ligjor prej 10%. Megjithatë, është e zakonshme që punët shtesë të arrijnë vlera më të larta si 3%, 5% ose 6% të vlerës bazë të kontratës, pasi që raste si ky janë të rralla.

Kur punët shtesë përbëjnë saktësisht 10% të kontratës, ka disa arsye për t’u dyshuar. Njëra prej këtyre arsyeve është se, nëse punët shtesë janë të shumta ose të konsiderueshme, mund të vështirësohet vlerësimi i nevojave fillestare të kontratës dhe specifikimeve të saj.

Kontrata e parë është e kundërligjshme

Sipas Ligjit të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës, punët shtesë mund të kontraktohen vetëm për ato pozita ose punë që janë të lidhura ngushtë me kontratën bazë dhe që janë parashikuar në dokumentet e prokurimit. Nëse një pozicion apo punë nuk është përfshirë në kontratën bazë dhe nuk është parashikuar si punë shtesë, nuk lejohet që të kontraktohet me aneks kontratë.

Nëse ndonjë punë nuk është parashikuar qysh në fillim në kontratë, institucionet publike duhet të zhvillojnë një proces të ri prokurimi për ato punë ose shërbime shtesë, në vend që të lidhin aneks kontratë pa proces konkurrues. (Kontrata dhe Paramasa e aneks kontratës)

Pra, në përgjithësi, për punë ose pozita që nuk janë të përfshira në kontratën bazë, nuk mund të lidhet aneks kontratë sipas Ligjit të Prokurimit. (Paramasa e kontratës bazë)

Siç ka vërejtur Demokracia.com, asnjë pozicion i kontratës së parë të korrikut të vitit 2023 nuk përkon me kontratën bazë të marsit 2023. Pozicionet e reja përfshijnë ndërtimin e kolektorit dhe devijimin e disa kabllove në afërsi të shkollës. Artikujt e rinj të kontraktuar përfshijnë “Punët e Trasesë së Re të Kolektorit”, “Punët e Kolektorit të Ri” dhe “Devijimi i Kabllit ekzistues të rrymës për furnizimin e shkollës së Bujqësisë”.

Aneksi i dytë i ligjshëm, por shumë i dyshimtë

Në aneksin e dytë të kontratës të lidhur me operatorët “Olti Trasing” dhe “Beni Dona”, janë kontraktuar pozitat e njëjta sikurse në kontratën e parë, por me ndonjë fryrje të konsiderueshme. (Paramasa- pozicionet e punëve shtesë)

Komuna ka konsideruar se projektuesi nuk i bëri llogaritjet e sakta për disa pozita. Për shembull, pozicioni për heqjen e dheut është shumë i dyshimtë. Pozicioni 2.2 “Mihja e tokës së kategorisë III-IV për themelet shiritore dhe pllakën e themeleve në bodrum, transporti në deponinë komunale”, ishte parashikuar të hiqej në kuotën prej 4,015.00 m³.

Ky pozicion ka dalë në një vlerë shtesë prej 3,070.16 m³, që përfaqëson një rritje prej 76.38%.

Në heqjen e dheut, një huqje e tillë mund të bëhet vetëm nga një kompani amatore, ndërsa shpeshherë autoritetet kontraktuese mund të fryjnë kostot për të arritur vlerat e përllogaritura. Kjo ndodh sidomos kur këto janë të vështira për t’u audituar. Po ashtu, janë shënuar edhe punë shtesë në beton, hidraulikë, gips, etj.

Vlera e parashikuar e kontratës se marsit 2023 ka qenë 1.5 milionë euro, por Komuna e ka shkel ligjin , duke shpall fitues kompaninë me 1.8 milionë euro.

Nëse çmimi i kontratës është më i lartë se vlera e parashikuar e tenderit, tregon se autoriteti kontraktues nuk e ka bërë si duhet llogaritjen e vlerës së parashikuar. Për më tepër, Ligji i Prokurimit në këtë rast ka paraparë të anulohet në tërësi procesi i prokurimit dhe më pas të shtohen mjetet e tjera dhe të hapet tender i ri.

Neni 62 i Ligjit të Prokurimit flet për “Përfundimin e Aktivitetit të Prokurimit” dhe aty është caktuar qartë se në këtë rast duhet të anulohet procedura e prokurimit.

Autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, i cili nuk do të rezultojë në dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet: “1.2. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në pikën 1.2 të nenit 62.
Edhe Rregullorja nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, neni 43 flet për “Ndërprerjen e procedurave të prokurimit”.

“43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:

të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK. Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në masë substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”. /Demokracia

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews