Kontratat një burimore tronditin Qeverinë në prag të zgjedhjeve 2025

Ekspertët e fushës ekonomike dhe politike, duhet të jenë konkret në raportimet e mediave për shpërdorimin e parasë publike të buxhetit të shtetit. Shteti posedon mekanizmat e kontrollit, hulumtimit dhe konstatimit të shpërdorimit të mundshëm të parasë publike.

Për tenderët një burimorë, nuk janë dhënë detaje as nga Komisioni hetimor në kuadër të Kuvendit të Kosovës, sepse deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje deri më tani janë shmangur nga çdo kërkesë e opozitës për të hulumtuar kontratat një burimore ,por edhe të rezervave shtetërore .

Lidhur me gjendjen aktuale të tenderëve një burimor që janë dhënë siç thuhet për “dostat dhe në tavolina sy me sy”, për telegram News, ka sjellur fakte të reja Selatin Retkoceri Mr.sc. i ekonomisë dhe profesor i çertifikuar  e zyrtar shumëvjeçar i institucioneve financiare në Kosovë.

“Raportet e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), OSHP-së, opozitës, shoqatave vendore e ndërkombëtare që përcjellin e raportojnë për institucionet shtetërore të nivelit qendror e lokal, kanë dalë në opinion me shifra tmerrësisht të larta të të ashtuquajturve “Tenderë një burimorë”.

Gjithnjë sipas tyre vetëm në institucionet qeveritare të vendit tone për këto tre vjet e gjysmë të qeverisë aktuale, janë dhënë gjithsej 2,123 kontrata njëburimore, prej të cilave 1,348 janë kontrata një burimore për here të parë, derisa numri i kontratave prej 775 sosh, janë aneks kontrata që kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së kontratës kryesore. Vlera totale e të gjitha këtyre kontratave kalon 273 milion euro”, thotë Retkoceri dhe shton:

Kur mund të jepet një tender një burimor dhe cilat janë pasojat nëse nuk zbatohet procedura ligjore?

 Eksperti Selatin Retkoceri për publikun, ka zbërthyer rregullat ligjore duke sjellë detajet zyrtare: “Ligji për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës ka definuar qartë të gjitha llojet e kontratave, ku për secilën prej tyre edhe i ka paraparë të gjitha kushtet e procedurat e realizimit të tyre, por njëkohësisht ka paraparë edhe sanksionimin apo dënimin për zyrtarët që nuk u përmbahen dispozitave ligjore.

LPRK në nenin 34 të ligjit ka përcaktuar:

Procedurat e negociuara edhe atë, pas publikimit të njoftimit të kontratës

 Paragrafi 1 i nenit 34 thotë: Në raste të veçanta, autoriteti kontratktues, mund të përdorë procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës…, (kjo do të thotë se zyrtari i prokurimit duhet ta arsyetoj bindshëm me shkrim se cila është arsyeja që një kontratë duhet të negociohet edhe atë, pasi që të jetë publikuar njoftimi për fituesin).

Rasti me tenderët një burimorë të institucioneve qeveritare është I lidhur me nenin 35, ku janë të përcaktuara:

Procedurat e ngociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës.

 Paragrafi 1 i nenit 35 thotë: Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit vetëm pasi që të jetë në pajtim me këtë nen. KRPP duhet të njoftohet Brenda 48 orëve nga autoriteti kontraktues, ku i njëjti duhet të jap me shkrim arsyet apo justifikimin e forte se pse duhet t’i jepet një kontratë një burimore një operatori të caktuar. Ligji pastaj i jep edhe kushtet në nën paragrafe se kur mund  të jetë një kontratë një burimore dhe në cilat raste.

 Më pas e kemi nenin 36, ku janë të caktuara Procedurat për kuotimin e çmimeve, neni 37 Procedurat për kontratat me vlerë minimale.

Neni 38, Kontratat Publike Kornizë, duke vazhduar me të gjitha llojet e kontratave, kushtet, specifikat, sanksionimin dhe çdo detaj tjetër sa i përket prokurimit publik.

Në këtë rast ,dua të ndajë përvojën time me ata zyrtar të prokurimit të lartë financiarë, çertifikues financiar, drejtorë departamentesh e zyrtarë tjerë të lartë që lidhen me këta tenderë një burimorë, të përgatiten fort në arsyetimin ligjor të dhënies së këtyre kontratave, ose në të kundërtën të përgatiten për një proces të gjatë e të mundimshëm për disa vite gjyq, por edhe suspendim nga puna”, ka theksuar Retkoceri për pasojat e mundshme në dyshimet penale për tenderët një burimorë.

Debatet e shumta dhe akuzat për kontrata një burimore, janë të mjaftueshme për ndërhyrjen e shtetit te nënshkruesit

“Debatet që kanë shpërthyer në mediat tona elektronike, televizione, rrjetet sociale, portale, gazeta online, debatet në publik etj., më nxitën që të merrem edhe unë me një temë për të cilën posedoi njohuri solide për sqarime adekuate për një kontribut për të mirën e shtetit” ,qartëson retkoceri dhe pyet:

“Tani shtrohet pyetja logjike se çfarë ka ndodhur e çka po ndodhë në institucionet tona qendrore, duke u ngritur gjithë këto akuza e dilema për tenderët një burimorë e askush nuk merret me me këtë dyshim,A duhet të ndodh edhe diçka më e madhe, apo ndoshta këtu kemi ndonjë keqkuptim në të kuptuarit e ligjit të Prokurimit Publik nga zbatuesit, ose këtu KRPP e cila përcjell me kujdes mos zbatimin e ligjit, por e njëjta nuk ka vepruar me kohë për ti treguar Qeverisë dhe dikastereve të saja se janë duke e shkelur rend LPPK-së?

Për të mos u shërbyer vetëm nga një burim imi, por as nga vetëm opozita, po shërbehem edhe nga analisti dhe njohësi i ligjeve në Kosovë z.Kastriot Jahaj i cili ka deklaruar publikisht se Qeveria, ministritë dhe institucionet tjera publike qeveritare për këto 3.5 vite të qeverisjes kanë nënshkruar:

  1. Tenderë një burimorë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, shifra totale e kontratave të tilla janë gjithësej 2,123 sosh.
  2. Nga ky numër gjithënjë sipas KRPP-së janë 1,348 kontrata të reja,
  3. Aneks kontrata, që do të thotë rritje e vlerës së kontratës paraprake që kanë mundur të jenë kontrata pas njoftimit të kontratës, ose kontrata një burimore të negociuara janë 775.
  4. Derisa vlera e përgjithëshme e këtyre kontratave antiligjore arrijnë në 273 milion euro.

Prokuroria e shtetit duhet të konsideroj të gjitha këto informata, të kërkoj raport zyrtar nga KRPP, nga shoqatat joqeveritare që përcjellin punët e institucioneve, nga analistët e ekspertët e fushës, të angazhon njësinë për krime ekonomike, policinë hetuese, auditorin e përgjithëshëm, inteligjencën financiare, ATK-në, kompani të auditimit privat sepse auditori I përgjithshëm kontrollohet nga qeveria etj. Prokuroria e shtetit duhet të filloj hetimet nëse eventualisht nuk i ka hap, kështu do të ndikoj në zbardhjen e pretendimeve për keqpërdorim dhe shkelje të ligjit me këto kontrata të negociuara të cilat paraqesin rrezikun më të madh për korrupcion masiv në institucionet tona qendrore.

Heshtja eventuale e prokurorisë në raste të këtij lloj keqpërdorimi me tenderët njëburimor, kur kemi të konfirmuar zyrtarisht 2,123 tenderë të jashtëligjshme, duke shkuar vlera totale në 273 milion euro, jo që është e pakuptueshme heshtja, por njëkohësisht mund të konsiderohen organet e hetuesisë e akuzës sit ë kapura apo vetë përfshira në krim ekonomik e korrupsion serioz shtetëror./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews