Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.
Rohde, nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Këto komente, Rohde i bëri sot në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci./kp