Selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken është pjesërisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në sulm.
Ai ka thënë se kanë luajtur mirë, po jo shumë mirë. Erling Haaland i shënoi tri golat e fitores për Norvegjinë ndaj Kosovës.
“Dëshiruam shumë ta fitonim këtë ndeshje dhe ta ruanim portën e pastër. Por nuk mendoj se ishim aq të mirë në sul. U bë mirë, por jo shumë mirë”, ka thënë Solbakken.
Norvegjia do të luajë edhe një ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, atë ndaj Danimarkës gjatë ditës së diel.
Ndërsa, Kombëtarja e Kosovës këtu e përfundon rrugëtimin për muajin qershor, para së të paraqitet në Ligën e Kombeve gjatë muajit shtator