Gazetari serb nga Kosova, Branislav Kërstiq, në një debat në Kanal10, ka dhënë informacione të padëgjuara më parë në lidhje me veprimtarinë e bashkëshkortes së kryeministrit Kurti.
Ai ka treguar se bashkëshortja e kryeministrit Kurti, jeton dhe vepron në Serbi.
“Gruaja e kryeministrit Kurti është e punësuar në Beograd dhe është t’u jetu në Beograd. Ajo është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila mua më duket monitoron dhe udhëheq krejt prodhimin e elektricitetit në Serbi dhe trafikun e elektricitetit në shtetin e Serbisë. Lista serbe është partnere e qeverisë aktuale, partnere në çdo hap në veri të vendit”, ka thënë ndër të tjera gazetari Kërstiq.
“Lista Serbe është një organizatë mafioze e koordinuar nga Beogradi, e cila në Kosovë është e regjistruar si parti politike. Unë në flas në emër të 60% të qytetarëve të zakonshëm”, ka thënë Kërstiq teksa ka debatuar me panelistët në ‘Politiko’ lidhur me të drejtat e serbëve në Kosovë.