Florent Muslija ka marrë një tjetër goditje të rëndë.
Pas përjashtimi nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës, ai tani nuk është ftuar fare as në ekip në ndeshjen e Freiburg ndaj Bochum.
Trajneri, Julian Schuster nuk e ka ftuar fare mesfushorin për ndeshjen e radhës.
I pyetur për mosftesën e tij, Schuster e ka lidhur atë me ngjaret e fundit te Kombëtarja e Kosovës.
“Është e rëndësishme të jesh përgjegjës për gabimet e tua”, deklaroi ndër të tjera Julian Schuster.
Kujtojmë që Muslija, së bashku me Edon Zhegrovën dhe Arijanet Muric ishin përjashtuar nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës, për shkak se sipas njoftimin nga Federata e Futbollit të Kosovës, ata kishin thyer rregullat e vendosura nga selektori dhe federata.
Më vonë, në paraqitje për media të analistit, Ramiz Shala, ai kishte prentenduar se Agim Ademi i kishte kërcënuar tre lojtarët duke iu thënë: Jau thej këmbët, jau prishi karrierën.
Tutje, Muslija është i vetmi futbollist që pranoi gabimin e bërë, dhe kërkoi falje.