Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë sot të përqafuar me njëri – tjetrin.
Ademi dhe Zhegrova, kishin pasur hatërmbetje mes vete.
Kjo pas përjashtimit nga grumbullimi i tre futbollistëve, Arjanet Muriq, Florent Muslija dhe Edon Zhegrovës, të cilët pas ndeshjes me Rumaninë dyshohet se kishin dalur në një klub të natës.
Lidhur me këtë rast, ka pasur shumë reagime nga opinioni futbolldashës.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, ka publikuar një letër ku treshja kishte kërkuar falje për thyerjen e rregullave të grumbullimit.
Sot, Kombëtarja e Kosovës po i zhvillon përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit.
“Dardanët” më 12 tetor ballafaqohen me Qipron dhe më 15 tetor me Lituaninë.