Kombëtarja e Kosovës ka bërë progres në ranglistën e re të publikuar nga FIFA të enjten.
Në këtë ranglistë, Kosova është ngritur për dy pozita falë ndeshjeve që pati në kuadër të Ligës së Kombeve në muajin shtator.
“Dardanët” humbën në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultat 0:3, dërisa fituan si mysafir i Qipros 0:4.
Kësisoj, nga pozita e 106-të, Kosova është ngritur ne pozitën e 104-të me 1205 pikë të grumbulluara.
Për dallim nga Kosova, Kobëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në këtë ranglistë.
Kuqezinjët aktualisht renditen në pozitën e 67-të, nga vendi i 66-të sa ishin më herët.
Në këtë muaj ata zhvilluan dy ndeshje në Ligën e Kombeve, duke fituar 2:1 ndaj Ukrainës si mysafir, dhe humbën ndaj Gjeorgjisë 1:0 në “Air Albania”.