Dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kanë përfunduar tashmë.
Kombëtarja e Kosovës në këto dy ndeshje arriti një humbje dhe një fitore.
“Dardanët” u mposhtën nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 0:3, derisa si mysafir i Qipros triumfuan 0:4.
Donat Rudhani kontriboi në plotë tre gola në këtë takim, duke asistuar në dy dhe duke shënuar një, derisa Lumbardh Dellova shënoi një gol.
Falë paraqitjeve të këtyre të fundit, ata janë përfshirë në formacionin më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kombeve.
Formacioni i javës: