Dukagjini dhe Shqiponja janë dy skuadrat që kanë siguruar plasmanin në Ligën e Dytë të Kosovës.
Dukagjini si kampion i regjionit të Pejës dhe Shqiponja si kampion në regjionin e Prishtinës kanë siguruar Ligën e Dytë për edicionin e ardhshëm.
Ndryshe, nga Liga e Dytë kanë rënë Opoja dhe Dardanët.
Dardanët si skuadra me bilancin më të dobët në ligë, ka marrë vetëm katër pikë përgjatë gjithë sezonit, derisa Opoja ka grumbulluar 27 pikë pas 30 ndeshjesh./GazetaPuls