Raportohet se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas të Zvicrës, i cili thuhet se në sheshin “Nikola Pashiq” ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është duke u kërkuar.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, që sipas tij, personi i arrestuar është B.C. 32 vjeç.
Ndërsa personi i kërkuar G.V. 33 vjeç, po ashtu shtetas i Zvicrës, është shpallur në kërkim.
“Puna e mëtutjeshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.