Elon Musk e jep edhe milionin e fundit për votuesin e Trump-it, i 18’i me radhë

I tetëmbëdhjeti me radhë, një votues i Donald Trump në Michigan ka marrë çmimin prej një milion dollarë – të fundit me radhë – që u inicua nga miliarderi Elon Musk, i cili ka mbështetur masivisht kandidatin republikan për President të ShBA-së.

Grupi politik, i quajtur America PAC, shpalli fituesin e tij përfundimtar të martën pasdite, një ditë pasi një gjykatës i Pensilvanisë refuzoi të mbyllte programin, raportoi CNN.

Prokurori i qarkut të Filadelfias kishte ngritur një padi civile duke kërkuar ndalimin e lotarisë, duke pretenduar se ajo shkelte ligjet shtetërore të lojërave.

“Faleminderit të gjithëve që nënshkruat në Mbështetjen e të Drejtave për Fjalën e Lirë dhe Mbajtjen e Armëve”, tha super PAC në një postim në X, duke iu referuar peticionit që votuesit e regjistruar mund të nënshkruajnë për t’u kualifikuar për lotarinë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews