Vllaznia e Pozheranit duket se është në gjendjen më të keqe të mundshme.
Pasi u larguan nga Liga e Parë së bashku me Ulpianën për shkak të trukimeve të ndeshjeve, kriza e madhe tashmë ka kapluar këtë skuadër.
Kryesia e vjetër pas këtyre ngjarjeve dha dorëheqje, duke u emëruar menjëherë kryesia e re.
Kryetar i klubit u zgjodh Halit Alidema derisa kryetar i kuvendit, Ali Ramiqi.
Pas emërimit të kryesisë së re, tashmë ata kanë nisur edhe grumbullimin e futbollistëve të rinj.
Nga ajo çfarë bëhet e ditur, pas rënies në Ligën e Dytë, të gjithë futbollistët e mëparshëm janë larguar nga ekipi, andaj edhe Vllaznia është në kërkim të lojtarëve me potencial.
Këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes një shkrimin në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”.
Ndryshe, Vllaznia e Pozheranit garat në Ligën e Dytë i nis me përballen ndaj Shqiponjave.