Kërcënoi të kryente sulm nëse fiton Trumpi, kapet 25 vjeçarin në Michigan

Autoritetet në Michigan kanë arrestuar një 25-vjeçar, Isaac Sissel, pas dërgimit të një kërcënimi të tmerrshëm ndaj FBI-së, ku prekte mundësinë e një sulmi të dhunshëm nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet.

Prokurorët njoftuan se Sissel dërgoi një mesazh alarmant në Qendrën Kombëtare të Operacioneve të Kërcënimit të FBI-së në West Virginia.

”Do të kryej një sulm ndaj filthit të krishterë konservator në rast se Trump fiton zgjedhjet”.

Sipas CNN, mesazhi vazhdonte me kërcënime të hapura, duke përmendur një armë të vjedhur AR-15 dhe një “target” që refuzonte ta identifikonte, duke e bërë situatën edhe më alarmante.

”Pa një viktimë specifike ose aftësinë për të gjetur vendin ku e kam fshehur armën, nuk ka asgjë që FBI-ja mund të bëjë derisa të kryej sulmin”, shkruante Sissel, duke theksuar një strategji të rrezikshme për t’u shmangur nga autoritetet.

Sissel do të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatë federale më pas gjatë ditës, duke ngritur pyetje të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e procesit zgjedhor.

Ky rast tregon se tensionet rreth zgjedhjeve të ardhshme po rrisin rrezikun e dhunës dhe kërcënimeve në një klimë politike të polarizuar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews