Ballkani ka arritur fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat e nisën takimin me lojë më të kujdesur, pasi ishin shumë më të rezervuara në defansivë.
Suharekasit arritën të kalojnë në epërsi pak pa përfunuar pjesa e parë, përmes Queven.
Pjesa e dytë ishte edhe më shumë dramatike, derisa Queven ishte tejet i disponuar për lojë.
Brazilian gjeti edhe golin e dytë, kur realizoi për 2-0 në minutën e 63-të.
Vlenë të theksohet se Ismet Munishi u përjashtua me të kuq në minutën e 72-të, pasi nuk ishte i kënaqur me referim.
Deri në fund, Ballkani arriti ta mbajë rezultatin dhe siguroi tri pikët e para për këtë edicion.