Fabrizio Romano raporton se Armando Broja do t’i ndajë rrugët me Chelsean në këtë verë.
Eksperti i transferimeve ka zbuluar se Blutë i kanë bërë me dije sulmuesit shqiptar se nuk do të luajë standard.
Kështu, Broja po kërkon më shumë minuta dhe do të shikojë çdo ofertë që e pranon.
Klubet nga Liga Premier, Serie A dhe Bundesliga janë të interesuara për sulmuesin, andaj edhe Chelsea është e gatshme ta shesë.
Klubi londinez thuhet se nuk do të pranojë më pak se 40 milionë euro për kartonin e Brojës.