Pas raportimeve se Manchester United kërkoi transferimin e Edon Zhegrovës në afatin kalimtar veror, tani ka dalë një tjetër skuadër angleze që po vëzhgon përfaqësuesin e Kosovës.
Sipas raportimeve nga “Fichajes”, Chelsea po shqyrton mundësin e transferimit të tij në afatin kalimtar dimëror.
Zhegrova ka impresionuar së fundmi me paraqitjet e tij, andaj klubi londinez dëshiron ta afrojë në radhët e veta qysh tani.
Ata duan të arrijnë një marrëveshje të hershme me Lille, në mënyrë që ndonjë klub tjetër i interesuar për Zhegrovën, të mos jetë pengesë për ta.
Pavarësisht kësaj, duket se atyre u duket të paguajnë një shifër të lartë për të siguruar shërbimet e Zhegrovës.
Kujtojmë që Zhegrova është pjesë e Lille që nga dimri i vitit 2022 kur u transferuar nga Basel.
Në të kaluarën ai ka luajtur edhe për skuadrën belge, Genk.