Sean Dyche, trajneri i Everton ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Aston Villas.
Dyche foli edhe për gjendjen shëndetësore të Armando Brojas – lojtarit që u huazua te skuadra e tyre gjatë kësaj vere.
“Broja do të ketë nevojë edhe për pak kohë. Mendoj se të gjithë janë në dijeni të kësaj situate. Ai ka pësuar një lëndim dhe kjo do t’i marrë atij pak kohë”, ka thënë Dyche.
“Armando is going to be a bit of time – I think everyone’s aware of that situation. Orel has come in today bright and breezy and we’ll assess him.”
Sean Dyche on when we could see new recruits Broja and Mangala. pic.twitter.com/BosK1k1vU4
— Everton (@Everton) September 12, 2024
Debutimi i Brojës është shtyrë për një kohë të pacaktuar si pasojë e një lëndimi të pësuar së fundmi.
Si pasojë e kësaj, ai nuk mundi të ishte pjesë e ekipit të Kombëtares së Shqipërisë në ndeshje te Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.