Armando Broja edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Everton.
Sulmuesi shqiptar u la jashtë ekipit të Chelseat nga trajneri i ri, Enzo Maresca.
Kësisoj, Broja ishte i detyruar të gjente skuadër të re, pasi nuk ishte në planet e klubit londinez.
Për lojtarin kishte interesim të madh si nga Anglia ashtu edhe Italia.
Ai madje ishte shumë pranë transferimit të Ipsëich Toën, por kishte dështuar t’i kalonte testet mjekësore.
Ndryshe, kjo është përvoja e tij e katërt si i huazuar te klube të ndryshe nga Chelsea.