Alarme për sulme terroriste, disa baza ushtarake amerikane në Evropë e rrisin gjendjen e gatishmërisë

Disa baza ushtarake amerikane në Evropë u vunë në gjendje të gatishmërisë së shtuar gjatë fundjavës, për shqetësime se mund të kishte një sulm terrorist kundër personelit ose objekteve amerikane, raporton CNN.

Bazat, duke përfshirë garnizonin e Ushtrisë Amerikane në Shtutgart, Gjermani, ku ndodhet Komanda Evropiane e SHBA-së, ngritën nivelin e gatishmërisë në Kushtet e Mbrojtjes së Forcave “Charlie” të dielën, thanë zyrtarët.

Ky status aplikohet kur ka një incident ose informacion të inteligjencës për një mundësi të veprimeve terroriste. Një nga zyrtarët amerikanë, i cili ndodhet në një bazë në Evropë, tha se kjo nuk ishte parë në pakt 10 vjet dhe shpjegoi se zakonisht ka një kërcënim të besueshëm aktiv.

Zëdhënësi i Komandës Evropiane të SHBA-së, Cdr. Dan Day, nuk komentoi nivelet e specifikuara të mbrojtjes së forcës, por tha se USEUCOM vlerëson vazhdimisht faktorët që ndikojnë në sigurinë e komunitetit ushtarak amerikan në vendet e tjera. Ai po ashtu shtoi se përpjekjet për të siguruar sigurinë e anëtarëve të shërbimit janë të përditshme dhe të kujdesshme.

Autoritetet evropiane kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm terrorist para Olimpiadës së Parisit dhe gjatë Kampionatit Evropian të futbollit në Gjermani. Franca ka rritur nivelin e alarmit të sigurisë kombëtare që nga marsi përpara këtyre ngjarjeve të mëdha sportive dhe kulturore.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews