Stuhia ka sjellë probleme në të gjithë vendet evropiane, dhe meteorologët po deklarojnë drejtimin në të cilin do të shkoj ajo më tej.
Siç shkruan BBC, pritet më shumë shi sot në Austri, Republikën Çeke dhe Gjermaninë juglindore, ku mund të binte rreth 100 mm.
Përmirësimi i motit në Evropën qendrore pritet të ndodhë pak më vonë, transmeton Telegram News.
Stuhia Boris do të lëvizë në jug në Itali, ku do të intensifikohet përsëri dhe do të sjellë sasi të madhe shiu. Rajoni Emilia-Romagna do të goditet më së shumti, me 100-150 mm shi.
Reshjet e rekordeve të regjistruara në Evropën Qendrore shkaktohen nga një numër faktorësh, përfshirë ndryshimin e klimës. /TelegramNews/