Ministri i Jashtëm gjerman Annalena Baerbock thotë se Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim të rëndësishëm për sa i përket mbështetjes së saj ushtarake për Ukrainën.
Administrata e Presidentit Joe Biden lejoi Ukrainën të përdorë armë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara për sulme të thella në të gjithë territorin rus, thanë të dielën dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin, transmeton Telegram News.
“Vendimi i palës amerikane, është shumë i rëndësishëm në këtë kohë,” tha Baerbock në Bruksel përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
Kreu i diplomacisë gjermane paralajmëroi gjithashtu mbështetës të Presidentit rus Vladimir Putin dhe tha se Bashkimi Evropian po përgatiste sanksione të reja kundër Iranit. /TelegramNews/