Kryetari i qytetit polak të Nyse Kordian Kolbiarz u tha banorëve që të shkojnë në zona më të larta nga frika e përmbytjeve tjera.
Siç raporton BBC, u ka kërkuar 44,000 banorëve të evakuohen, ndërsa reshjet e mëdha vazhdojnë të godasin pjesë të Evropës Qendrore.
“Ju lutemi ikni dhe merrni gjërat tuaja, të dashurit tuaj. Ikni menjëherë në katin e sipërm të ndërtesës, pasi vala mund të jetë e lartë disa metra. Kjo do të thotë se i gjithë qyteti do të përmbytet”, tha Kryetari Kolbiarz.
Ai tha se qyteti aktualisht është i pakalueshëm dhe ka rrethe që janë përmbytur plotësisht.
Ai gjithashtu iu drejtua banorëve këtë mëngjes dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /TelegramNews/