Vazhdimi i fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit ka vazhduar të hënen në tensione të larta në Skënderaj ku qytetarët kanë penguar organizimin e tubimit të promovimit të Albin Kurtit në këtë qytet që njihet qyteti më i fortifikuar me figurat e luftës së UÇK-së, veçmas me figurën e liderit Hashim Thaçi.
Për tensionet gjatë fushatës së Vetëvendojes aty, ka ndërhyrë Policia e Kosovës e cila ka përdorur mjete të lejuara në dispozicion për të krijuar rend sigurie për fushatën.
Partia Demokratike e Kosovës që ka shpallur të hënen mosaktivitet zgjedhor për shkak të humbjes së jetës së tre qytetarëve në aksident trafiku, por deri më tani ka bërë fushatë të qetë dhe të dinjitetshme duke u marrë vetëm me shpalosjen e programit të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.
PDK, është partia e vetme e cila ka instaluar aktivitet të shpalosjes së programit të Bedri Hamzës në të gjitha degët e partisë, ku kandidatët për deputetë, shpjegojnë para qytetarëve projektet që prekin komunat prej nga vijnë ata.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar program të qetë, duke prekur herë pas here dështimet e Qeverisë Kurti.
AAK e Ramush Haradinajt ka atakuar vazhdimisht dështimet e Kurtit gjatë mandatit katër vjeçar duke qenë partia e vetme që flet hapur për dyshimet dhe dështimet e Kurtit.
Frika nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Në Kosovë sipas paralajmërimeve, ka frikë për pasiguri në dy segmente: Segmenti i luftës hibride që vjen nga Serbia e Rusia kundër Kosovës në fushatë zgjedhore dhe pas saj dhe frika nga Vetëvendosje .
Analisti dhe profesori Milazim Krasniqi lidhur me këtë në postimin e tij në Facebook thotë: “LVV ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por nuk largohet pa sherr. Vetëm humbja bindëse e minimizon sherrin që mund t’i bëjë Kosovës pas zgjedhjeve. Prandaj më 9 shkurt 2025 duhet një lloj referendumi për largimin e saj sa më të padëmshëm nga pushteti. Nëse nuk ndodhë disfata e saj bindëse, mund të ndodhë kriza politike dhe të rikthehet dhuna” ka shkruar Krasniqi, për të vazhduar:
“LVV-Kurti që nga dita e parë e fushatës po kërkon të inskenojë incidente. Po synon të kërcënojë sponsorët e Kosovës se nëse nuk mbetet në pushtet, do ta rikthejë dhunën politike. Po synon të rikthejë narrativën negative për “partitë e luftës. ”Provokimet e ndyra ndaj Haradinajt, janë në atë linjë. Kurti e ka gabim këtë qasje, për dy arsye: e para, shoqëria ka ndryshuar për këto pesë vite të zibidi-qeverisjes së tij e dyta, administrata e re e SHBA-së nuk toleron më veprime që rrezikojnë ushtarët e saj në veri. Prandaj Kurti thjesht është një i pashpresë”, thotë Krasniqi.
Octopus: Serbia përmes luftës hibride po ndërhynë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Se ka luftë hibride në kohë zgjehdjesh të Kosovës është pohuar edhe në tryezën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, ku është folur për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe ndikimin e saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci.
Shefi i “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, tha se lufta hibride e Serbisë kundër Kosovës përfshinë aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik, shkruan Telefraf.
“Pikërisht Vuçiq ka iniciuar kthimin edhe të policisë rajonale. S’ka dyshime se të gjitha këto janë forma të luftës hibride, jo vetëm në zgjedhje në Kosovë, por edhe në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe për të gjitha këto Bashkimi Evropian nuk po reagon kundër këtyre gjërave. Prandaj dëshiroj t’i paralajmërojë serbët në Kosovë se të gjitha këto gënjeshtra munden t’iu kthehen në të kundërtën dhe të kthehen në një pozitë edhe me të rëndë sesa që janë. Nuk duhet të bazohen te Milan Radoiçiq, i cili është ende në liri. Ai nuk është instaluar rastësisht si një figurë kriminale kryesore që është instaluar nga Beogradi”, shtoi ai. Telegram News