Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se po e quajnë “Albin Baba” sepse e kanë ndërmend t’ia dërgojnë fëmijët për t’ia rritur.
Bajrami përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryeministri që e ka familjen në Norvegji, po tallet me prindërit që sfidohen në Kosovë.
“Kryeministri në largim, që ka familjen në Norvegji, tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë
Duke u tallur sot me qytetarët e Kosovës, Albin Kurti tha se po e quajnë “Albin Baba” sepse prindërit kanë ndërmend t’ia sjellin fëmijët për t’ua rritur!
Kush e thotë këtë?
E thotë kryeministri në largim, i cili familjen, përkatësisht vajzën e tij, e ka larg Republikës së Kosovës – në Oslo, Norvegji, duke u rritë, eduku e shkollu atje” – ka shkruar ajo.
Në fund, Bajrami ka pasur edhe një thirrje për kryeministrin Kurti, që ta sjellë familjen në Kosovë.
“I bëj thirrje kryeministrit në largim që ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia në Kosovë dhe të përballet me realitetin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës – pra, me jetën në Kosovë”.