Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit, “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët”.
Haradinaj e ka quajtur këtë skandal, derisa ka thënë se në mungesë të ofertës për qytetarët, Kurti ka filluar të duket qesharak.
“Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin. Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit”, ka shkruar ai.