Kryeministri i Serbisë Milosh Vuçeviq, sot paraqiti dorëheqje, njofton agjencioni më kredibil i Serbisë Tanjug.
Vuçeviq është emëruar në mandatin e kryeministrit me pëlqimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili po synon shthurjen e krizës në Serbi me dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviq i cili ofroi dorëheqjen në një paraqitje të jashtëzakonshme, sipas Tanjug.
Në Beograd ndërkaq ka ndodhur edhe një incident i rëndë në Kuvendin e Serbisë sot ku deputetët e koalicionit “NADA” (Shpresa) sot kanë tentuar ta bllokojnë mbajtjen e mbledhjes së Kolegjiumit parlamentar të Serbisë me shefat e grupeve parlamentare të thirrur nga kryesuesja Ana Brnabiq dhe pas përforcimeve nga sigurimi i Kuvendit, deputetët kanë hyrë në hollin e Kuvendit.
Në Serbi minut pas minuti po zhvillohen njarje dramatike pas të cilave pritet të ofrojnë edhe Vuçiq dhe të bie qeveria e Serbisë për t’u pajtuar për një qeveri tenike deri te zgjedhjet e reja./Telegram News