Atë që e bënin shqiptarët e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta duke rrahur mjetet e kuzhinës dhe llamarinat në kundërshtim të gjendjes së jashtëzakonshme nga Millosheviqi, sot serbët po e aplikojnë nga dritaret e banesave dhe shtëpive të tyre në mbështetje të studentëve dhe grevistëve të ndodhur në Grevë gjeneralë në gjithë Serbinë, kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.
Qytetarët në Beograd dolën në dritare dhe tarracat e shtëpive të tyre sonte me pipa, tenxhere, bori dhe altoparlantë, duke krijuar një zhurmë të madhe në shenjë proteste dhe mbështetje për studentët.
Aksioni “Zhurma kundër diktaturës”, bëri bashkë qytetarë nga pjesë të ndryshme të qytetit, por edhe nga Serbia, të cilët ngritën zërin kundër pushtetit dhe shprehën pakënaqësinë për situatën në Serbi.
Studentët tash e më shumë se dy muaj po protestojnë dhe kanë vendosur bllokada në të gjithë Serbinë, pas shembjes së tendës së hekurudhës në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën humbën jetën 15 persona, dhe disa të tjerë u lëndua
Paralajmërimi i treshes qendrore të Serbisë, presidentit Vuçiq, kryeministrit Vuçeviq dhe kryeprlamentares Ana Bërnabiq, ka marrë përgjigjen qytetare të cilët i janë përgjigjur paralajmërimit me pyetjen: “A po e shpallni gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi a?”./Telegram News