Panikë në Serbi, zgjerohen protestat kundër shtetit

Studentët anë e mbanë Serbisë kanë vendosur pesë kushte  themelore për Qeverinë serbe si kusht për të ndalur protestat e filluara nën moton “Ndal Serbi”, e cila nisi me shembjen e kulmit të stacionit të trenit në Novi Sad ku humbën jetën 15 përsona dhe  më shumë se kaq u lënduan rëndë e lehtë.

Afro 50 kolegje shtetërore në Serbi ndodhen aktualisht në protestë antiqeveritare të bllokadave dhe gjendja me studentët në Sebi po merr edhe kahe politike, ka vlerësuar qeveria serbe.

Sot ka qenë një ditë e re ku edhe shumë studentë i janë bashkuar protestës dhe gjithashtu sot janë bashkuar edhe asociacionet e artistëve dhe  profesorëve e njerëzve të kulturës në Serbi.

Kryekuvendarja e Serbisë Ana Brnabiq ka deklaruar se studentëve u janë plotësuar  edhe kërkesat e fundit.

Kërkesat e studentëve  janë që të bëhen publike dokumentet e rekonstruktimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, të lirohen të gjithë të arrestuarit e protestave, të dalin para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë shkaktuar dhunë kundër bllokadës të rritet buxheti për fakultetet publike dhe 20% të jetë vlera minimale e rritjes.

Pasi ka deklaruar se janë plotësuar  kërkesat e studentëve, Ana Bërnabiq i ka pyetur  dekanët e fakulteteve shtetërore, rektorët dhe plenumet a do ta ndërprejnë tash  bllokadën, apo, kërkesat e  studentëve në fakt  janë kryesisht të natyrës politike”?

Brnabiq, e frikësuar se protesta në Serbi e cila ka filluar në Novi Sad të Vojvodinës, mund të ketë lidhje me forcat politike  që kërkojnë kthimin e autonomisë së Vojvodinës ka tërhequr vëmendjen e opinionit duke thënë:

“A kemi dëshmuar me veprime politike se po tentojmë destabilizim  serioz të situatës duke synuar rrënimin e institucioneve, apo kemi  dëshmuar për legjitimitet të luftës studentore?”

“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta shohim deri në fund të ditës së sotme. Nëse krejt kjo ka qenë legjitimitet i luftës studentore, atëherë do të shohim se ajo me përmbushjen e kërkesave duhet të ndërpritet. Nëse kjo nuk ndërpritet edhe pas përmbushjes së kërkesave, atëherë do të kuptojmë se dikush nga fakultetet  po lufton për rrënimin e shtetit demokratik dhe institucioneve”, ka deklaruar Brnabiq.

Në Beograd ekziston frika se protestat  mund të zgjerohen me kërkesa politike të cilat kanë të bëjnë me rrëzimin e nomenklaturës politike të presidenit të Serbisë Aleksandar Vuçiq./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews