Si po synon Kurti zhvendosjen e diskursit politik te “ligji i xhunglës”

Reklama populiste e Albin Kurtit me të cilën ai futet në garë elektorale e cila ka filluar zyrtarisht para dy ditësh me prezantimin e kandidatëve për deputetë nën strategji të re lufte dhe agresiviteti, dallon nga fushata elektorale e vitit 2021, kur ai premtonte “rrush e kumbulla” për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Strategjia e re e Kurtit tashmë instalon populizëm të ri duke u thirrur në rezistencë ndaj Listës Serbe, ku ai kërkon 500 mijë vota për ta paralizuar ndikimin e Listës Serbe, por ku në fakt  kërkesa për 500 mijë vota, nuk nënkupton luftë kundër deputetëve serbë, por kundër opozitës së fortë kosovare të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“500 mijë vota nuk është  thjesht aspiratë sa për kuriozitet, por që edhe të mos varemi nga Lista Serbe, por as nga klubi i stërvjetruar  politik”.

Kurti me stafin  konkurues për zgjedhjet nacionale në shkurtin e vitit 2025, nuk e ka në qendër fitoren e mandatit mbi premtime, por mbi akuzat e  politikës së kaluar të cilës Kryeministri Kurti i referohet si “klubi i stërvjetruar politik”.

Kurti ka ndërruar strategji veprimi, nga premtimet te akuzat ndaj rivalëve duke kaluar edhe në agresivitet që vjen si reflektim i paaftësive të tij dhe LVV-së për drejtimin dhe menagjimin e shtetit.

Kurti po kërkon që normat ligjore, t’i shndërrojë në “ligji të xhunglës” ku “Sherifi” vetë e bën, interpreton dhe zbaton ligjin me pistoletë në dorë, duke synuar t’i ndërrojë rregullat nga qeverisja nën zbatimi e  ligjit, në standardizim të mosllogaridhnies para drejtësisë.

Analisti  dhe profesori Milazim Krasniqi: Kurti e fillon fushatën nën siklet të madh

“Albin Kurti e paska filluar fushatën me propagandë të ulët kundër opozitës, e cila është opozita më konstruktive që ka pasë Kosova ndonjëherë. Paska kritikuar edhe analistët, të cilët janë kritikë ndaj qeverisë pse nuk po punon mirë. Ta fillosh fushatën me këtë propagandë, do të thotë se nuk ka program, por ka siklet të madh. Një fjalë e urtë thotë: “shpija nuk mbahet me inat.”

Të gjithë ne që komunikojmë në rrjete sociale e medie të tjera, komunikojmë në një klimë të mbikëqyrjes orveliane. Ajo që shkruajmë, mund të kthehet kundër nesh, nëse ka ftesë për dhunë. Prandaj, kini kujdes, sepse njeriu i pakujdesshëm i bën dëm vetes. Duhet ta dini se tashmë në disa vende, përfshirë SHBA-në, mund të bëhen edhe arrestime parandaluese, nëse vlerësohet se përmbajtja e një postimi paraqet rrezik për dhunë. Rrezikshmëria matet me algortime programesh të veçanta, që nëse e fusin një përmbajtje në shënjestër, pason arrestimi.”, ka sqaruar Krasniqi.

Analisti Selatin Retkoceri: Deiluzionizmi i Kurtit shfaqet publikisht në tubimin e prezentimit të kandidatëve para simpatizantëve dhe aktivistëve të VV-së.

“Ky deiluizion doli sheshazi gjatë adresimit të Kryeministrit para qytetarëve ku ai ju drejtohet anëtarësisë e simpatizantëve të tij me këte frazë”, përshkruan Retkoceri dhe potencon:

“Nëse ju më doni mua 50%, sa un ju dua juve, atëherë ju do të më votoni mua 70%”!

Kryeministër, kujdes se Kosova nuk e duron diktaturën dhe autoritarizmin, prandaj duhet të jeni i kujdesëshëm në këto adresime populiste të cilat ty dhe këtë popull e qojnë në theqafje.

500 mijë vota, i bie që ju i kërkoni 70% të votava të trupës elektorale shqiptare.

“Këtë rezultat nuk ta mundëson as sondazhi i porositur nga VV-ja në UBO, që për çudi nuk u shpall nga vet ata, por e shpallën portalet, ku nga 893 respondentë e ka nxjerrë fitues me 47% Vetëvendosjen.

Kryeministër ju duhet ta dini se numri i votuesve në Kosovë ka rënje të dukshme, në rastin më të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 mund të dalin në mes 730 deri 780 mi qytetarë. Zoti Kryeministër ti po i kërkon 500 mijë vota, kjo i bie  që opozitës do ti mbeten në maksimum 280 mijë vota? A ka ndonjë tru normal që mund të besojë në diçka të tillë e sidomos kur ju i keni dhënë këtij populli një listë që përjashto 20 nga lista, 90 të tjerët nuk e meritojnë të gjenden  as në listat e kuvendeve komunale.

Pastaj dështimi 4 vjeçar në të gjitha premtimet paraelektorale të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, çka po na konsideroni ju neve, vallë a vërtetë besoni se ne me shumicë jemi analfabetë funksionalë, që harrojmë se për 4 vite na e keni  shtrenjtuar koston e jetës për më shumë se 50%. Shkeljet tjera kushtetuese dhe ligjore as që i përmend Kurti, sikur janë 16 ligjet e miratuara në seancën e natls së 5 dhjetorit  që përfunduan në  Gjykatën Kushtetuese. Ku janë  hetimet dhe akuzat për energjinë, për Ministren Rozeta Hajdari për rastin e rezervave shtetërore  për çka edhe Kryeministri ka ftesë në Prokurorinë Speciale, ku janë shkeljet me  tekstet shkollore në Arsmin nga ministrja Nagavci, te Liburn Aliu, te faton Peci, te Hajrulah Çeku me stadiumi ne Gjilanit e me plot mosrealizime të premtimeve, te Albulena Haxhiu e shumë të tjera.

Qeveria Kurti ka humbur 9 raste në Gjykatën Kushtetuese dhe janë edhe raste tjera që pritet t’i humet për disa muaj, ligje të dërguara nga PDK dhe LDK.

Por edhe brenda kunkurrencës së sëmurë të LVV-së për avancime në listën e kandidatëve të kësaj partie ka huqje si për shembull: Blerim Gashi, Krenar Shala, Sadri Ramabaja, Nexhmedin Spahiu dhe Ylli Hoxha (ky i fundit ka pasur raste të konstruktivitetit), por suma sumarum ky servilitetit ju shkoi huq. Serviliteti i treguar katër vjeqar ishte shumë i theksuar nga të apostofuarit, megjithate njëri gjeti vend në listë si është Agim Bahtiri (doktori i bërllogut e kanalizimeve)! Derisa shumë tjerë të merituar nuk arritën të sigurojnë një vend në listën e VV-së ku u renditën rrafsh 110 kandidat, derisa dy servilët tjerë si Nezir Kraki dhe Gazmir Raci e zunë nga një vend në listë por do të thoja të padinjëtetëshëm. Kraki nuk arriti ta bind Albinin se e meriton listën, duke u futur te “Lista Guxo” e cila realisht nuk ekziston. Derisa 4 vjet të përplasjes së Racit me shumicën e opinionistëve shkuan huq duke u renditur në listë me numrin 96.

LVV, garon në zgjedhjet  e 9 shkurtit  të vitit 2025 me të thuash komplet kabinetin qeveritar nën hetime dhe me akuza për shkak të keqpërdorimit të pozitave zyrtare, disa prej emrave të të cilëve nëse janë nën akuza , mund t’u ndalohet gara”, spikat analisti Retkoceri.

Eksperti kushtetues  Blerim Burjani .Ligji për zgjedhjet ndalon nga veprimi njerëzit me akuza

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e thotë qartë: Nëse nuk ka aktgjykim të formës së prerë, nuk përbën ndalesë dhe ndalesa përbën personi që është dënuar në tri (3) vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv dhe  dy nëse ai ka ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja, ose tre, nëse ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhëri të PZAP-it. Këto janë ndalesa bazuar në lig”. Ka thënë Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews