Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për krime lufte.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews