Antidroga në Ferizaj përmes një plani taktik të koduar “QAFA 2” ka kryer bastistje në fshatin Sllakovc të Epërm në komunën e Gjilanit ku kanë arrestuar dy shtetas sllovakë dhe një kosovar, pronar i shtëpis, e të cilët ishin duke përpunuar substanca narkotike aty.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit, në dy dhoma, kishin improvizuar një laborator me pajisje për përpunimin e prodhimit të drogës sintetike, të llojit Methaphetamine.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës, njësia në Ferizaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Ferizaj, për disa javë ka zhvilluar hetime në drejtim të veprës penale ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’.
Sot, me datën 19.12.2024, njësitet e antidrogës kanë realizuar planin taktik të koduar “QAFA 2”, me ç‘rast është realizuar bastisje/kontroll në fshatin Sllakovc i epërm Komuna e Gjilanit, ku gjatë aksionit policor në vendin e ngjarjes janë arrestuar 2 persona të dyshuar shtetas sllovakë me iniciale (N.H. dhe L.A.), të cilët ishin në cilësi të personave ekspertë, duke përpunuar substancat kimike narkotike dhe personi i tretë pronari i shtëpisë me iniciale (S. I.) shtetas kosovar.
Të dyshuarit brenda shtëpisë në dy lokacione (dhoma) kanë improvizuar një laborator klandestin me pajisje për përpunim të substancave kimike, duke vendosur aparaturë dhe preparate të nevojshme kimike dhe ishin në proces të përpunimit të prodhimit të drogës sintetike, e dyshuar e llojit Methaphetamine.