Sot rreth orës 12:00, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë pati gjuajtje me armë zjarri.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se të shtënat kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar.
I dyshuari me inicialet I.S., i cili dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut familjar është arrestuar
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Reporteri.net.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, apelon Policia e Kosovës.