Kurti: Kur ndez një qiri në dhomë, mjedisi ngjan romantik, kur kyçet poçi të gjithë bëhen të dukshëm

Kryeministri Albin Kurti sot mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Europës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e minoriteteve dhe gjuhët e minoriteteve në Kosovë”.

Në fjalën e tij hyrëse, Kurti përmendi zbulimin e Thomas Edisonit, i cili tha se më 22 tetor testoi me sukses llambën e parë praktike elektrike inkandeshente. Në këtë datë, ai tha se është “një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekte të gjera pozitive” siç ishte ky për të drejtat dhe gjuhët e pakicave.

“Në të njëjtën mënyrë, projekti i cili po na bashkon sot – duke përforcuar të drejtat dhe gjuhët e pakicave – përshtatet me mjedisin që kemi krijuar dhe do ta ketë ndikimin e tij për shkak të sistemeve për të cilat kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka përmendur “përparimin që është arritur që nga opinioni i pestë i Komitetit Këshillimor, duke filluar me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së veriut dhe bazën ligjore që kemi krijuar për verifikimin edhe të diplomave të shkollave të mesme nga shkollat që marrin mësim në gjuhën serbe; pastaj aranzhimet e bëra që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës i pakicave kombëtare me pozita të krijuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për çdo komunitet joshumicë dhe afro 500 pozita për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë si regjistrues dhe mbikëqyrës, në mënyrë që çdo familje të mund të kenë një regjistrues nga komuniteti i tyre; përmirësimin e teksteve shkollore të disponueshme për studentët boshnjakë dhe turq; dhe rishikimin e sistemit të mbështetjes për mirëqenie sociale, i cili përdoret në mënyrë disproporcionale nga komunitetet jo-shumicë – ku 11% e familjeve që marrin mirëqenie sociale janë nga komuniteti serb dhe 14% të tjerë janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e në fusha të tjera”.

Fjalimin Kurti e mbylli sërish duke përmendur poçin elektrik, për të cilin tha se kur ai kyçet “që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë”.

Kur e ndez një qiri në dhomë, mjedisi ngjan romantik, por aty disa janë më të dukshëm e disa mund të mos duken. Kur kyçet poçi elektrik, që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë. Të dukshëm për njëri-tjetrin; të dukshëm të gjithë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Sot në mëngjes e mësova se 22 tetori është data kur në vitin 1879 Thomas Edison testoi me sukses llambën e parë praktike elektrike inkandeshente. Pra, është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt, i cili synon të ketë efekte të gjera pozitive, siç është ky sot, i cili nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave. Kam lexuar pak për zbulimin e Edisonit dhe mendoj se është një metaforë veçanërisht e mirë për atë që po e nisim tani, sepse nuk është se ajo e Edisonit ishte llamba e parë e dritës që u zbulua duke përdorur një filament që shkëlqente; por llamba e tij ishte e suksesshme sepse u përshtat në një sistem efektiv ndriçimi, me materialet dhe mjedisin e duhur që ishte i disponueshëm. Në të njëjtën mënyrë, projekti i cili po na bashkon sot – duke përforcuar të drejtat dhe gjuhët e pakicave – përshtatet me mjedisin që kemi krijuar dhe do ta ketë ndikimin e tij për shkak të sistemeve për të cilat kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje.

E më lejoni tash që t’ju drejtohem në gjuhën serbe, por edhe boshnjake do të mund të thoshim, për t’u rikthyer më pastaj te shqipja sërish.

U jačanju manjinskih jezika, možemo biti ponosni na poboljšanja koja smo učinili u situaciji koju smo nasledili. Pod našim upravljanjem rešili smo pitanje prevoda u Skupštini kojeg nije bilo na srpskom jeziku; počeli smo da prenosimo sastanke vlade uživo i na albanskom i na srpskom jeziku, i obezbedili smo da saopštenja za javnost iz Kabineta premijera budu, po prvi put od proglašenja nezavisnosti, objavljena na oba zvanična jezika istovremeno. Ove godine smo utrostručili budžet Kancelarije poverenika za jezike za projekte sa civilnim društvom koji obezbeđuju primenu Zakona o upotrebi jezika. Doneli smo Vladinu Odluku o formiranju Kancelarije za kontrolu i harmonizaciju jezika koja će povećati broj prevodilaca za srpski jezik i obezbediti, uz pomoć Ambasade Švajcarske zajedno sa OEBS-om, da imamo tačne verzije zakona i podzakonskih akata na oba službena jezika. Iz Kancelarije za pitanja zajednica pri Kabinetu premijera od prošlog proleća šaljemo dvonedeljni bilten koji obuhvata mogućnosti Vlade i naših partnera, koji je dostupan na albanskom, srpskom, bosanskom, turskom i romskom jeziku i ide za preko 1000 nevećinskih aktivista i drugih staratelja. Ali znamo da ima više da se uradi – ne samo zato što penzionisanjem dvojezične generacije, gubimo prevoditeljski kapacitet između albanskog i srpskog jezika, nego moramo da zadržimo ove jezičke veštine u razvoju, zarad konkurentne privrede i kohezivnog društva.

Në përgjithësi, filamentet (fijet e holla) të promovimit të përditshëm e të gjithanshëm të të drejtave gjuhësore përshtaten me sistemet tona më të gjera për adresimin e rekomandimeve të Komitetit Këshillimor për Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. E falënderoj drejtorin Habit Hajredini dhe anëtarët e Grupit Teknik që ai drejton, sidomos këshilltaren time Elizabeth Goëing nga kabineti im i këshilltarëve në kryeministri, për punën e tyre në bashkërendimin e zbatimit të rekomandimeve. Ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë përparim domethënës që nga opinioni i pestë i Komitetit Këshillimor. Për shembull:

• me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së veriut dhe bazën ligjore që kemi krijuar për verifikimin edhe të diplomave të shkollave të mesme nga shkollat që marrin mësim në gjuhën serbe;

• pastaj, me aranzhimet e bëra që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës i pakicave tona kombëtare, me pozita të krijuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për çdo komunitet joshumicë dhe afro 500 pozita për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë si regjistrues dhe mbikëqyrës, në mënyrë që çdo familje të mund të kenë një regjistrues nga komuniteti i tyre;

• me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe mbledhjen e fundit të Këshillit Zbatues dhe Monitorues;

• me krijimin e një grupi punues dinamik ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, i cili ka marrë mbështetje të gjerë nga komunitetet, nga shoqëria civile, nga institucionet lokale e qendrore si dhe partnerët ndërkombëtarë. Puna e bërë ka filluar të ketë ndikim në nivel lokal për të mbështetur qindra vajza të cilave çdo vit shëndeti, arsimi dhe qasja në punësim ju kërcënohet nga martesat e hershme;

• me rritjen e mbështetjes sonë për qendrat mësimore – këtë vit me një çerek milion euro për të mbështetur këta mekanizma thelbësorë për suksesin arsimor për ata që janë më të margjinalizuarit;

• mandej, me përmirësimin tonë të teksteve shkollore të disponueshme për studentët boshnjakë dhe turq;

• me rishikimin e sistemit tonë të mbështetjes për mirëqenie sociale, i cili përdoret në mënyrë disproporcionale nga komunitetet jo-shumicë – ku 11% e familjeve që marrin mirëqenie sociale janë nga komuniteti serb dhe 14% të tjerë janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Planifikojmë që qasja e re që po pilotojmë të inkurajojë përfituesit e pagesave të mirëqenies sociale që të kalojnë në tregun e punës si një rrugëdalje e qëndrueshme nga varfëria.

Ne mirëpresim energjinë e re, frymëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen shtesë për këto dhe procese të ngjashme që sjell ky projekt i ri. Ne e dimë që na pret shumë punë përpara dhe jemi të vetëdijshëm për një nga thëniet më të famshme të shpikësit të llambës së dritës, Thomas Edison: ne duhet të përputhim ‘1% frymëzim me 99% punë’. Por institucionet tona janë të gatshme për të arritur qëllimin tonë të përbashkët të kohezionit social përmes të drejtave të pakicave dhe gjuhëve të tyre. Ndërkaq, sot ne bashkohemi me ju për të festuar këtë mundësi të re për të kombinuar përpjekjet tona për këtë qëllim gjithsesi të përbashkët.

Të nderuar të pranishëm,

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews