Deputeti i PDK-së: Kurti po vazhdon t’i shkaktojë probleme komplekse dhe shumëdrejtimshme SHBA-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësime të forta lidhur me politikat e Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ato po shkaktojnë probleme komplekse dhe shumëdrejtimeshe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kastratit, vizita e fundit e përfaqësuesve amerikanë në Kosovë është e lidhur më shumë me shqetësimet për qasjen e Kurtit në Veriun e vendit, sesa me ndonjë investim të mundshëm amerikan.

“Kurti po vazhdon t’i shkaktojë probleme komplekse dhe shumëdrejtimshme SHBA-së. Mendoj se vizita e tyre e befasishme nuk ka të bëjë me investime amerikane, as me ndonjë lajm të mirë për Kosovën”, thotë Kastrati.

“Thjesht, qasja e Kurtit në Veri për efekte elektorale të brendshme po kërcënon, madje, sigurinë e ushtarëve të SHBA-së, siç ka thënë ambasadori amerikan. Rrjedhimisht, kërcënohet edhe stabiliteti i sigurisë rajonale, në arkitekturën e së cilës investitorët më të mëdhenj janë SHBA”, shtoi ai,

Kastrati theksoi se veprimet e Kurtit për efektet elektorale të brendshme po paraqesin një kërcënim për sigurinë e ushtarëve amerikanë në Kosovë, siç ka paralajmëruar ambasadori amerikan. Ai vuri në dukje se këto tensione jo vetëm që rrezikojnë sigurinë e Kosovës, por gjithashtu destabilizojnë situatën në rajon, ku SHBA-të janë investitorët kryesorë.

Ai shprehu shqetësimin se në qendrat diplomatike nuk diskutohet më për nevojat e Kosovës, por për veprimet e Kurtit dhe pasojat e mundshme për vendin dhe rajonin.

“Kosova është paralajmëruar, dhe besoj se do të paralajmërohet për pasoja nëse vazhdon të njëjtin kurs të moskoordinimit dhe me gjuhë mosdurimi të Kurtit ndaj SHBA-së. Fatkeqësisht, sot në qendrat e vendosjes diplomatike nuk diskutohet për nevojat e Kosovës, por për budallakët e Kurtit dhe pasojat e mundshme për Kosovën dhe rajonin”, tha Kastrati për GazetaBlic.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews