Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka publikuar raportin e shpenzimeve të partive politike në tremujorin e tretë të këtij viti.
Partia opozita, Lidhja Demokratike e Kosovës, në bazë të këtij raporti, bëhet e ditur se në tre muajit e fundit ka shpenzuar 147 mijë e 841 euro.
Shpenzimet më të mëdha për LDK-në ishin në paga, ku për kategori u dhanë plot 87 mijë e 95 euro, ku në muajin korrik, kjo parti për paga dha 30 mijë e 246 euro, ndërsa për gusht 31 mijë e 142, e për shtator 25 mijë e 706 euro.
Për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit, LDK-ja në korrik i dha 2 mijë e 969 euro, ndërsa në gusht shpenzoi 5 mijë e 120 euro, ku 1 mijë e 130 euro u dhanë për udhëtim brenda vendit, ndërsa 3 mijë e 990 për shpenzime jashtë vendit.
Për shërbimet e telekomunikimit, në korrik LDK-ja i dha 349 euro, ku 50 euro ishin për internet, ndërsa 299 për shpenzime të tjera telefonike, teksa në muajin gusht, për këtë kategori u dhanë nga kjo parti 362 euro, ku 50 ishin sërish për internet, ndërsa 312 euro për shpenzime të tjera telefonike.
Për shërbime të telekomunikimit, LDK-ja i pagoi 419 euro në shtator, ku 50 ishin prapë për internet, ndërsa 369 për shpenzime të tjera telefonike.
“Për shërbime të tjera kontraktuese”, LDK-ja në korrik i dha 1 mijë euro, kurse në gusht e shtator, nuk pati kësi shpenzime.
Në korrik, LDK-ja i dha 4 mijë e 874 euro për furnizime për zyre, ndërsa 5 mijë e 152 euro për furnizim për ushqim dhe pije. Ndërsa në shtator për furnizime për zyre, LDK-ja i shpenzoi 2 mijë e 142 euro, ndërsa për furnizim për ushqim dhe pije i shpenzoi 3 mijë e 552 euro.
Kurse gjatë shtatorit, për furnizim për zyre LDK i shpenzoi 2 mijë e 476 euro, ku në total, kategoria “blerjet tjera të mallrave dhe shërbimeve”, gjatë tre muajve të fundit, LDK-së iu bën plot 18 mijë e 208 euro.
Për lëndë djegëse, në korrik LDK i dha 2 mijë e 949 euro, në gusht 872 euro ndërsa në shtator 1 mijë e 56 euro, apo në total 4 mijë e 878 euro.
Për tre muaj, LDK-ja i shpenzoi në qira 20 mijë e 483 euro, ku 10 mijë e 777 euro i kushtoi qiraja për ndërtesa në korrik, 3 mijë e 310 në gusht dhe 6 mijë e 395 në shtator.