Begaj nga Bosnja: Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës së sotme për media të anëtarëve të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Sarajevë.

Ndonëse delegacionet e të dy vendeve në takim diskutuan kryesisht për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian, në konferencën për media, kreu i Presidencës së BeH-së Denis Beqiroviq, anëtarët e Presidencës Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u ndalën në çështjen e Kosovës, për të cilën nuk ekziston konsensus në Bosnje.

Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq tha se “një mesazh shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal” ka ardhur nga qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mik i madh”.

“Ai mori një vendim të njëanshëm, që është heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Një lëvizje vërtetë e paprecedentë në rajonin tonë dhe një mesazh shumë i rëndësishëm”, tha Beqiroviq, raporton Anadolu.

Duke folur për zbatimin e Marrëveshjes së Berlinit, anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq tha se është e rëndësishme që rajoni të funksionojë në katër liritë e përcaktuara në parimet e Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Cvijanoviq gjithashtu iu kundërpërgjigj kreut të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, i cili në fjalën e tij e cilësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si “miku i tij i madh”.

“Nuk është e denjë për ne që ta përfshijmë Kosovën në bisedë me presidentin e një shteti tjetër. Pa marrë parasysh se është Republika e Shqipërisë. Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë tema e bisedës sonë, përveçse në kontekst të bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Cvijanoviq.

Presidenti i Shqipërisë përsëriti se pavarësia e Kosovës është “realitet i pakthyeshëm”.

“Kosova është dëshmuar të jetë partner i besueshëm i përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Në ndërkohë, ajo ka kontribuar aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese euroatlantike në Ballkanin Perëndimor. Njohja e Kosovës patjetër do të ndikojë në paqe, siguri, pajtim dhe stabilitetin rajonal”, tha presidenti Begaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews