Pse lobi serb, po e “magjeps” Presidentin e ri Trump ta vizitoj Serbinë?

Serbia po intensifikon përpjekjet politike të ndërtojë marrëdhënie të reja ndërkombëtare me SHBA-në, derisa lobi serb kërkon rikonstruktim të ri  marrëdhëniesh me Amerikën, duke synuar ta bëjë realitet një vizitë të presidentit të ri Donald Trump në Beograd, për një risi bilaterale-strategjike që ta kthejë interesimin  amerikan duke e rinisur një epokë  me Donald Trump, meqë, një president  i fundit që kishte vizituar Beogradin, ishte Gjimi Karter më vitin 1980.

Pas inaugurimit në postin e presidentit të ri në SHBA, Donald Trump, Serbia po lobon fuqishëm për një impuls të ri marrëdhëniesh me administratën presidenciale Trump.

Luftën lobuese për marrëdhënie të reja me Shtëpinë e Bardhë e ka paralajmëruar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Marko Gjuriq dhe ka njoftuar se Beogradi po intensifikon fuqishëm lobimin që Presidenti Trump ta vizitojë Serbinë, në afatin sa më të shpejtë pasi ta merr detyrën zyrtare.

Gjuriq  ka thënë se “po përpiqemi ta  ruajmë paqen në vendin tonë. Kur të dëgjoni se po e mbrojmë vendin dhe po rrisim kapacitetet tona mbrojtëse,  kjo e tëra është në funksion të ruajtjes së paqes”, ka pohuar Gjuriq duke shtuar:

“Shpresoj se pas inaugurimit të presidentit Trump, do t’i jepet  zgjidhje  konfliktit në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt dhe Serbia do ta mbështet zgjidhjen paqësore  me konstruktivitet, sikur qysh kemi dërguar  sasi të mëdha të ndihmave humanitare për popullin ukrainas dhe sikur që kemi pranuar në vendin tonë shume njerëz nga shtetet e përfshira në luftë.

Besojmë se palët në luftë t’i përforcojnë sa më shumë pozicionet në terren deri në fillimin e bisedimeve. Gjërat  mund të ndryshojnë brenda natës dhe po mbajmë shpresën optimiste se se do të mundemi  nga 21 janari i vitit të ardhshëm të nisim me bisedime”, ka thënë Gjuriq, duke qenë i bindur se Serbia ka qëllime serioze të  ngre marrëdhënie të nivelit të lartë me SHBA-në.

Presidenti Trump, në mesin e serbëve ka qenë më i votuari  në SHBA deri tani dhe më i mbështeturi dhe kjo flet për orekset e Serbisë t’i çojnë më lart marrëdhëniet me Amerikën. Shpresoj se këto vizita do të ndodhin, sepse presidenti i fundit që e vizitoi Serbinë ishte  Gjimi Karter në tetor të vitit 1980. Rendi është që një president i ri  të vjen për vizitë në qytetin tonë”, ka spikatur Marko Gjuriq

Analisti Blerim Burjani: Trump zbaton politikën Republikane dhe nuk besohet ta vizitojë Serbinë

Analisti politik dhe njohësi kushtetues Blerim Burjani, ka mohuar se Presidenti amerikan Donald Trump, çoftë edhe si figurë kontroverse, do ta vizitojë Serbinë. Doktrina e SHBA-së nga viti 1945 e këndej ka limite ndaj disa shteteve me orjentime pro ruse. Burjani lidhur me një vizitë të mundshme të Trump në Serbi ka thënë për telegram News:

“Gjasa minimale apo më mirë të themi  nuk ka kurrfarë gjasash që Trump ta vizitojë Serbinë në këtë kohë, apo në ndonjë kohë tjetër. Serbia nuk është në  prioritetet e SHBA-së. Trump nuk është me mendje në Serbi, por në Ukrainë dhe Lindje, s’e besoj se Trump do ta vizitojë ndonjë shtet pa e marr mandatin. Nuk përjashtohet mundësia që ai të komunikojë mes telefonit, apo të jep intervista. Presidenti në ardhje është përsonalitet politik kontrovers por ai duhet ta zbatojë platformën politike te Republikanve në dispozicion ka ekspertë të shumtë dhe përformanca e tij do te varet nga të tjerët në State Departmant. Doktrina e SHBA -së që udhëheq  Amerika që nga viti 1945, është e ndërtuar mbi aleanca të besueshme. Trump përmend se do të ketë ndryshime të cilat janë të përmendura në mënyra të kundërshtushme dhe në pikëpamje historike. Vuqiç i është gëzuar ardhjes së Trump në pushtet dhe mendon se kërkesat serbe kalojnë më lehtë me të se me demokratët. Përpjekjet serbe janë të ndajnë Kosovën përmes linjave etnike , Serbia si zgjidhje e sheh ndarjen e “butë “. Serbia po ashtu vlerëson se Trump nuk është pro evropian./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews