Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, akuzoi Qeverinë për “degradimin e institucioneve të sigurisë” në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohej furnizimi i FSK-së me ushqim.
Ajo kritikoi kryeministrin Albin Kurti për shkatërrimin e arritjeve të 25 viteve dhe pyeti se kush do të luftonte në rast konflikti, duke theksuar se Policia dhe Ushtria duhet të jenë të gatshme.
Kadrijaj shprehu dyshime për aftësitë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në mbrojtjen e atdheut.
“Dhe merreni me mend, një kryeministër që çdo ditë thotë ‘do të ketë luftë’. Atëherë kush do të luftojë? Nëse jo Policia, nëse jo Ushtria, a mundemi ne me llogaritë që këta deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë me shku me e mbrojtë atdheun. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Kadrijaj.