Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ministri bën të ditur se për 300 vende të hapura kanë aplikuar 1658 persona.
MB njofton se për tri vite numri i ushtarëve ka shkuar në 2271.
“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.
Nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona. Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kësisoj pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së”, thuhet në njoftim. /TelegramNews/