Sot në Berlin mblidhen përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor për procesin e Berlinit, i cili mbahen në atmosferë jubilare të 11 vjetorit të themelimit të samitit, ku pritet që ky vit të jetë kthesë e tregut të përbashkët të shteteve rajonale të tregut ballkanik.
Liderët e organizatës do të marrin pjesë në panelin e përbashkët rajonal tregtar si dhe të ashtuquajturës “Agjenda e gjelbërt” dhe diskutimeve të lidhjeve energjetike, ndërsa gjatë drekës së punës, liderët do të flasin për të ardhmen e procesit të Berlinit.
Nikoqiri i samitit të këtij viti do të jetë Gjermania dhe kancelari Olaf Sholc, ndërsa në samit do të merr pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen.
Ajo që është evidencuar me kujdes mediatik, është prania e Serbisë në Samit përmes kryeministrit të Serbisë Vuçeviq, i cili ka thënë se nuk do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin nuk do sillen frikshëm ,por me kujdes, për shkak të ndjeshmërisë së raporteve brenda CEFTA-s.
Politologët gjermanë kanë thënë se Kurti ka gjetur gjuhë të përbashkët kryesisht “duke hequr ndalesën e importeve të mallrave serbe, por në anën tjetër, duke hequr logon e UNMIK-ut për Kosovën në marrëveshjen CEFTA”.
Kosovën në Samitin e Berlinit e përfaqëson kryeministri Albin Kurti ,i cili është pritur nga kancelari i Gjermanisë Olaf Sholc dhe në ndërkohë Kurti ka mbajtur takim me me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty dhe emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
“Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës.”
Organizatorët kanë paraparë të mbajnë një sesion të përbashkët bashkëpunim për tregun rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.
Ajo që deri më tani ka tërhequr vëmendjen e palëve përfaqësuese sipas raportimeve të jashtme janë deklaratat e kryeministrit të Serbisë që duke folur për praninë Kurtit, Vuçeviq ka thënë:
“Mesiguri as unë e as ai, (Kurti) nuk do ta kemi lehtë, por ne nuk kemi zgjedhur të jemi këtu për miqësi, por për interesa shtetërore. Po frikësohem se gjatë të hënës do të shihni ndonjë provokim të Prishtinës, sepse njerëzit që janë veteranë të këtyre ngjarjeve më kanë treguar se sa herë kanë ndodhur këto takime, ka ndodhur diçka e keqe për ne nga Prishtina”, ka thënë Vuçeviq, për të dëshiruar:
Shpresoj të mos vije deri këtu ka thënë Vuçeviq
Duke komentuar deklaratën e Vuçeviqit, ekspertët politikë të këtij procesi kanë demantuar Serbinë dhe kanë thënë se Albin Kurti ,nuk dëshiron të minojë Samitin e Berlinit, me vetë faktin që ka pranuar ta zhbllokojë procesin.
Serbia qysh në prag të procesit të Berlinit ka nisur me provokime të lehta ndaj Kosovës duke provokuar masat e Kosovës përmes të cilave Kosova ka treguar interesim të merr pjesë në berlin për disa qëllime si defunksionalizimi i Qendrës për punë sociale në Leposaviç dhe tjetra marrjen e tokës nga komuna e Graçanicës, dy procese që nuk kanë rëndësi për Berlinin,por për Kosovën.
Samiti jubilar i procesit të Berlinit po vlerësohet nga diplomatët gjermanë me dozë të entuziazmit të madh se siç tha shefja e diplomacisë Analena Berbok, kishte sukses në zgjidhjen e nyjës në këmbim të Marrëveshjes për tregti të lirë në Ballkanin Perëndimor, respektivisht Marrëveshja e VCEFTA-s.
Procesi i Berlini komentohet nga diplomatët e pranishëm se ishte para së gjithash dëshirë e Gjermanisë dhe Francës të mbahet për ta kapur momentumin politik të perspektivës evropiane në Ballkan duke shtuar se më e keqja do të ishte nëse luftimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme do të arrinin ta prolongonin procesin e Berlinit./Telegram News