Në publik Kurti kundërshtonte koalicionin me Listën Serbe, në prapaskenë ndërtoi koordinimin e fuqishëm me lejen e Milan Radojçiqit

Deklaratat e forta të Albin Kurtit kundër Listes Serbe, si “një formacion çetnikësh”, janë vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes, krejtësisht e errët deri më tani e Albin Kurtit nuk njihej aspak.

Kjo anë e medaljes është zbardhur në pjesë të madhe dhe në të paraqitet i demaskuar krejtësisht kryeministri i Kosovës e njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Albin Kurti, nga pozita e kryeministrit të Kosovës është koordinuar vazhdimisht me Listën Serbe dhe kjo dëshmohet përmes bisedave të bëra në emër të tij nga Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, fillimisht me Shefin e GP të Listës Serbe dhe më pas edhe me nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiq, i njohur si kriminel nga veriu, për të cilin autoritet e Kosovës kanë lëshuar fletëarrest në janarin e vitit 2019 dhe ShBA-të e kanë futur në listën e zezë në dhjetorin e vitit 2021.

Për Kurtin dhe Vetëvendosjen mungesa e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës nuk kishte përbërë asnjë problem që të koordinoheshin në realizimin e politikave shtetërore, qeveritare dhe parlamentare.

Sipas fakteve të publikuara deri më tani, Vetëvendosje dhe Lista Serbe kishin bashkuar votat në Kuvendin e Kosovës për të kaluar Ligjin për Pagën Minimale nga i cili përjashtoheshin ish-veteranët e UÇK-së dhe për votimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

2019 – KURTI: NUK DO TË BËJMË KOALICION POLITIK ME LISTËN SERBE, KUSHTETUTA NA OBLIGON QË SERBËVE T’UA JAPIM NJË MINISTËR

Pas fitores për herë të parë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe në kohën kur pritej që të ndërtohej koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Kurti kundërshtonte hapur që në radhët e Qeverisë që do ta drejtonte ai të merrte edhe Listën Serbe.

Kurti shprehej në publik se do të përmbushte vetëm obligimin kushtetues që komunitetit serb t’ia jepte një ministër, por kjo nuk do të thoshte se me Listën Serbe po ndërtohej një marrëveshje bashkëqeverisjeje.

Më 24 tetor 2019, Kurti deklaronte se koalicioni qeveritar nuk do të ishte as i varur dhe as i shantazhuar nga Lista Serbe.

“Nuk ka obligim kushtetues që ta kemi në koalicion Listën Serbe, por jemi të vetëdijshëm që duhet ta kemi së paku një ministër nga komuniteti serb dhe obligimin kushtetues do ta përmbushim, veçse koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shantazhet e cilitdo krah e cilësdo ngjyrë, se lëre më të cilësdo etni”, ka thënë Kurti, në televizionin publik të Kosovës.

Edhe më vonë, më 16 dhjetor 2019, Kurti deklaronte në Euronews Albania se me Listën Serbe nuk do të ndërtonte koalicion politik qeverisës.

“Unë nuk dua t’i ekskomunikojë Listën Serbe, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë cështje dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektoj Kushtetutën sa i përket kësaj çështje. Edhe sa i përket kësaj çështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, deklaronte Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews