Kusari e quante “brate” Simiqin, por Kurtin e irritonte kërkesa e Jasharajt të SBAShK-ut “na ndihmo si vëlla”

“Më thoshin, na ndihmo si vëlla. Si vëlla të ndihmoj privatisht. Por, unë jam kryeministër. Dhe ka kalu koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla”.

Kjo është një pjesë e deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, më 13 shtator 2022, duke nxjerrë në publik pjesë nga biseda në takimin e përbashkët në të njëjtën datë me kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në atë kohë, nga 25 gushti, BSPK, përfshirë SBAShK-in, kishin hyrë në grevë dhe kërkonin që për shkak të shtrenjtimit të të gjithë artikujve ushqimorë, punëtorëve t’u ndaheshin nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Kërkesa e grevistëve ishte refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tallej publikisht me kërkesat e mësimdhënësve.

“Kur dikush të thotë duhet të ma rrisësh pagën 100 euro, pyetja është pse jo 300 euro?”, u përgjigjej kërkesës së tyre kryeministri Kurti.

“BRATE” | KUSARI – LILA E QUAN VËLLA SHEFIN E DEPUTETËVE TË LISTËS SERBE, SLLAVKO SIMIQ

Një qasje krejtësisht tjetër ka shfaqur partia e kryeministrit Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, kur bëhet fjalë për deputetët e Listës Serbe.

Më 15 tetor 2024, Paparaci ka publikuar katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, me anë të të cilave, zbulohen përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën Serbe.

Bisedat në WhatsApp dëshmojnë “kapitullimin” e LVV-së para Listës Serbe për kalimin e ligjeve në Kuvend dhe për çështjen e energjisë elektrike në veri.

Në njërën nga këto biseda, Kusari-Lila e quan vëlla (brate) Sllavko Simiqin, shefin e deputetëve të Listës Serbe.

Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko,
Sllavko Simiq; Përshëndetje

Mimoza Kusari-Lila: Gëzuar festën, vetëm edhe të kisha ditë se cila festë është sot
Mimoza Kusari-Lila: A do të jeni nesër në seancë?

Mimoza Kusari-Lila: Duhet të bisedojmë
Mimoza Kusari-Lila: E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022
Mimoza Kusari-Lila: Dhe projekt-propozimin për Pagën minimale

Sllavko Simiq: Kur
Mimoza Kusari-Lila: Dmth ajo që do të dyfishohet

(Sllavko Simiq: Kur)
Mimoza Kusari-Lila: Po nesër vëlla

Mimoza Kusari-Lila: Rreth orës 10:00
Mimoza Kusari-Lila Vazhdimi i seancës

Mimoza Kusari-Lila: Të lutem bisedo dhe më lajmëro
Sllavko Simiq: OK të lajmëroj

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews