LVV bojkoton seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ambalazhuesit e ujit

Deputetët e partisë në pushtet nga LVV, kanë zgjedhur rrugën e bojkotit të seancave të Kuvendit të Kosovës, sa herë ka rend dite tema të nxehta ku Qeveria Kurti, ka shkelur ligjet përmes keqpërdorimit të detyrave zyrtare.
Bojkotin e seancave parlamentare ku do të flitej për dështimet e ekzekutivit e ka paralajmëruar të hënën deputeti i kësaj partie Enver Dugolli i cili ka thënë se pjesa legjislative e deputetëve të Kuvendit nga kjo parti, nuk do të merr pjesë në seancat ku flitet për ekzekutivin.
Duke e pasur të qartë se mazhoranca parlamentare e LVV-së do të ikin nga ballafaqimi i hidhur me faktet për ambalazhuesit e ujit, temë që ka filluar të trajtohet nga Prokuroria e Shtetit, sot deputetët e PDK-së vendet boshe të deputetëve të LVV-së, i kanë plotësuar me nga një kapelë të zezë në ulëset e Kuvendit.
Afera e faljes së borxheve të ambalazhueseve të ujit nga Ministria e Liburn Aliut, dyshohet se ka keqpërdorur dhjetëra milionë euro, shuma totale e të cilave do të sqarohet nga hetimet prokuroriale të shtetit për të marrë epilog përfundimtar nga gjykata.
Në këtë mënyrë, seanca parlamentare për ambalazhuesit e ujit, ka filluar pa deputetët e partisë në pushtet.
Për faljen e borxheve të ambalazhueseve të ujit në Kosovë është arrestuar Izedin Bytyqi, i cili është vënë në arrestin shtëpiak për 30 ditë nga Prokuroria e Kosovës dhe është arrestuar Naser Hafizi të cilit i është shqiptuar mbajtja në paraburgim prej 30 ditësh, që të dy pjesë nga  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë  të Ministrisë së Liburn Aliut.
“I arrestuari i parë ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrë apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari tjetër Naser Hafizi, dyshohet se ka kryer veprat “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpërlarje parash” dhe “mos raportim, apo raportim i rremë i dhuratave, pasurive të ardhurave dhe përfitimit tjetër i të ardhurave pasurore, ose i detyrimeve financiare”. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews