Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe atë që e ka quajtur “nëntoka” e LVV-së duhet të ndëshkohen nga populli dhe ligji.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë se partia në pushtet duhet të përgjigjet se pse Kurti nuk e ka bërë zv.ministre Mihalin apo drejtoreshë të KEK-ut. Sipas Bajrami, Kurti s’e ka bërë një gjë të tillë meqë sipas Bajramit, ato që i ka bërë Dejona Mihali përgjatë këtyre viteve kanë menduar se nuk do të zbulohen kurrë.
Postimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit
Ata duhet të përgjigjën në këto dhe pyetje të tjera:
📌 Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?
📌 Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre të ekonomisë?
📌 Pse se ka bërë drejtore të KEK-ut?
📌 Kush e ka ndalu Albin Kurtin që Dejona Mihalit me i dhanë edhe pushtet formal, me nxjerr nga nëntoka dhe me i koordinu të gjitha ministritë nga një zyre e qeverisë, koordinim që ajo është duke e bë që katër vite nga zyrat e LVV-së?
A e dini pse nuk e ka bërë, SEPSE ajo çka ka bërë Dejona e nëntokës që katër vite është e gjitha joligjore, e Albini ka dashtë që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që nuk kanë me u zënë kurrë.
Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.
📌 A kemi pasë nevojë me importu qindra miliona euro energji elektrike?
Kjo është çështja.
📌 Sa na ka kushtu koordinimi me Dejonën në rastin e KEK-ut?
Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.