Kurti uron Shqipërinë: Edhe Kosova do të përfitojë nga rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehu mbështetjen e tij për procesin integrues të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e meritokracisë dhe reformave në këtë rrugëtim.

Ai gjithashtu theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën.

“Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar. I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.
Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews