Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar me medalje ushtarake Preseidenciale, gjeneralin e ushtrisë turke, Ozkan Ulutash, për shërbimin si komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë.
“Në përfundim të mandatit të tij, e dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ngushtë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, tha presidentja.
Osmani tha se i ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
“Komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon”, tha ajo.
Komanda e KFOR-it, zyrtarisht, nga Ulutash ka kaluar në kompetencën e gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.